Deklarata e Yuri Kim, reagon Basha: Do bëj gjithçka për zgjedhje të lira dhe të ndershme

0
Gjigandi

Kryetari i PD Lulzim Basha reagoi në lidhje me deklaratën e ambasadores së SHBA Yuri Kim në lidhje me reformën zgjedhore.

”Është bërë progres drejt dakordësisë për administrim zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua t’i siguroj shqiptarët se opozita e bashkuar do bëjë gjithçka për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha në një prononcim të shkurtër për mediat.

Më herët u mbyllën negociatat mes anëtarëve të Këshillit Politik për ndryshimet e reformës zgjedhore dhe ambasadorëve të akredituar në Tiranë.

Në fjalën e saj ambasadorja Yuri Kim tha se ishte bërë sërish progres, por se tashmë se ka ardhur koha për opozitën dhe Lulzim Bashën që të barazpeshojë të gjithë faktorët dhe të thotë “PO” për popullin shqiptar dhe të thonë “PO” për Shqipërinë. 

Kim deklaroi se topi është në fushën e tij dhe se e ardhmja është dorën e tij.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu