Covid-19, nuk është më shqetësim për shqiptarët

0
Gjigandi

Koronavirusi duket se nuk është më problem në vendin tonë. As rritja e numrit të infektuarve me Covid në ditët e fundit nuk i shqetëson më qytetarët të cilët vijojnë të jenë indiferentë përballë kësaj situate të re. Pjesa me e madhe e tyre nuk i respektojnë më masat anti-Covid.

Edhe pse më të rrezikuarit, të moshuarit vijojnë të dalin pa maska dhe pa ruajtur distancën fizike.

Rregullat e distancimit social për parandalimin e COVID-19 po shkelen masivisht dhe në tregje e dyqane, ku qytetarët veçse qëndrojnë afër njëri-tjetrit janë dhe pa maska.

Dy ditët e fundit numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm në vendin tonë ndërsa Ministria e Shëndetësisë vijon që tu bëjë thirrje qytetarëve për respektimin e masave.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu