Braimllari: Policia shoqëroi në mënyrë të pakuptimë ish deputetët e LSI, Budinës i drejtuan armën në kokë

0
Gjigandi

Ish deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari ka folur pasi doli nga ambientet e komisariatit nr.2.

Në një lidhje për Ora News, ai tha se ish deputët e kësaj force politike, janë shoqëruar në mënyrë të pakuptimtë. Kjo sipas tij sepse ata nuk po bënin ndonjë reagim por po qëndronin në bulevard në mbështetje të artistëve.

Endrit Braimllari: ”Para kam minutash kemi dalë nga komisariati nr.2 i Tiranës bashkë me ish deputeten e LSI Floida Kërpaçi. Fatkeqësisht, u shoqërua për në komisariat në një mënyrë tërësisht të pakuptimtë, ku sot të gjithë qytetarët ishin aty në mbështetje të Teatrit Kombëtar. Sot Tirana pa qartë por e gjithë Shqipëria, Europa se si Edi Rama, arrin të përdorë të gjithë strukturat e tij kriminale, të oligarkisë për të dëmtuar dhe shkatërruar identitetin kombëtar, për të shkatërruar Teatrin Kombëtar për të thelluar vjedhjen për t’i çuar paratë në xhepin e tij. Ne nuk kemi pasur asnjë reagim, kemi qenë prezentë në bulevard duke parë situatën.”

Ai tha se regjisorit Robert Budina  i është drejtuar arma në kokë teksa po e shoqëronin në komisariat.

Endrit Braimllari: ”Sot janë dhunuar artistët. Unë kam qenë në komisariatin nr. 2 bashkë me Budinën dhe me avokatin Artan Manushaqe ku më tregoi se si në 4 të mëngjesit forcat Renea dhunuan artistët e këtij vendi. Gjatë shoqërimit të tij Budinës i kanë drejtuar armën në kokë. A thua se ai ishte kriminel. Ai po mbronte Teatrin Kombëtar. Qytetarët nuk do ja falin Edi Ramës dhunën e ushtruar.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu