Bashkë që në bankat e shkollës, ja çelësi i martesës së suksesshme të çiftit të njohur shqiptar

0
15

Futbollisti i njohur shqiptar, Andi Lila mban mbi supe një martesë të suksesshme me bashkëshorten e tij Ornelën, me të cilën është i lidhur prej shumë vitesh.

Lila ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone” ku është ndalur të flasë për jetën e tij personale, familjen dhe dy fëmijët e vegjël.

“Me ardhjen e fëmijëve në jetë, dashuria rritet më shumë. Të them një sekret: Unë akoma kam ndrojtje t’i flas me emër. I flas me dashuri!”, u shpreh futbollisti.

Historia e dashurisë së Andit dhe bashkëshortes së tij është një histori frymëzuese pasi ata janë lidhur që në moshën 17 vjeçare, në bankat e gjimnazit e që atëherë kanë qenë të pandarë duke kaluar çdo sfidë të jetës bashkë.

Ai u pyet edhe për çelësin e suksesit të martesës me bashkëshorten, dhe zbuloi se ata ja kanë dalë të jenë bashkë falë mirëkuptimit që ka mbizotëruar tek ata.

Ata janë bërë prindër të dy fëmijëve djalit 4 vjeçar të quajtur Ayan dhe vajzës që sapo ka mbushur 1 vjeç Axa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu