Projekt-buxheti 2020/ Ministrja Denaj: Më shumë rritje ekonomike, papunësia do bjerë në 10.6%

0
Gjigandi

“Do të ketë më shumë rritje ekonomike dhe reforma të rëndësishme. Papunesia do bjerë në 10.6% në vitin 2020”. Këto ishin premtimet dhe angazhimet e Anila Denajt, ministre e Financave, gjatë prezantimit të projekt-buxhetit për vitin 2020 në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

“Shumë sektorë të ekonomisë kanë patur rritje. Turizmi këtë vit pati performancë të mirë”, tha ministrja.
Denaj theksoi se konsolidimi fiskal ka dhënë efektet e tij për vitin 2019, ndërsa rritja e të ardhurave nga viti në vit është në shifrën 3.4%.
“Defiçiti buxhetor pritet të jetë 1.6% i PBB”, shtoi Denaj.
Ministrja e Financave foli edhe për sektorin e arsimit ku, sipas saj,  për vitin e ardhshëm do të jepen 3.3 miliardë lekë më shumë se këtë vit.
Denaj premtoi gjithashtu lehtësira fiskale edhe për sektorin e automobilave në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu