Basha: Të vendosur që brenda 31 majit do të përfundojë Reforma Zgjedhore

0
Gjigandi

Pas takimit me ambasadoren Yuri Kim, në prononcimin për mediat, kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehet se Reforma Zgjedhore do të përfundojë brenda 31 majit.

Lulzim Basha: Organizmi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është prioritet absolut. Një orë e më parë në kutitë e votimit të pandikuar nga bandat, nga shitblerja e votës, paratë e korrupsionit. Jemi të vendosur për këtë betejë dhe jemi të vendosur që brenda 31 majit reforma zgjedhore do të mbarojë dhe do të bëjmë gjithçka që të zbatohet. Që dhe kjo krizë të marrë zgjidhje që shqiptarët të zgjedhin parlamentin dhe qeverinë që duan. Që t’i hapet dhe rruga për integrimin europian që është dhe zotim i opozitës.

Kjo erdhi pas deklaratës së ambasadores, e cila u shpreh se udhëheqësit në Shqipëri duhet të përmbushin pritshmëritë e popullit shqiptar.

Basha shtoi se opozita do bëjë gjithçka që të përfundojë në këtë datë ndërkohë thotë se opozita ka qëllim që sa më parë të shkohet në kutitë e votimit dhe zgjedhësit të pandikuar nga bandat.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu