Për ish-deputetin demokrat, Klevis Balliu, Shqipëria rrezikohet nga pandemia ekonomike pas asaj shëndetësore.
Nga Pogradeci, demokrati tha se 66 mijë familje rrezikojnë bukën, ndërsa qeveria e Edi Ramës u jep miliona oligarkëve.
Balliu: Kryeministri thotë nuk më intereson se çfarë halli keni, nuk dua t’ia di. Këta i kanë bllokuar marrëdhëniet me qytetarët. Këta sot të gjobisin pse shkon të takosh qytetarët që kërkojnë ndihmë, siç gjobitën kryetarin dhe anëtarët e tjerë të opozitës që nuk ndodh kurrë në asnjë vend të botës. Është pjesë e instalimit të diktaturës që do të thotë varfëri për qytetarët dhe para për pushtetarët dhe oligarkët. 40 mln euro merr Salillari te tenderi i Unazës. Pse një oligark vlen sa 3 milionë shqiptarë? Pandemia shëndetësore po shndërrohet në pandemi ekonomike për shkak të pandemisë së papunësisë së krijoi qeveria me largimin e 66 mijë punonjësve që janë larguar gjatë kësaj kohe. Shtete fqinje si Kosova kanë rritur vendet e punës duke formalizuar tregun. Kosova ka rritur 6 mijë vende pune kurse ne humbim 66 mijë vende pune. 66 mijë familje sot janë pa rrogë dhe pa ndihmë.