Balliu nga Pogradeci: Rrezikohemi nga pandemia ekonomike, 66 mijë famile pa bukë

0
Gjigandi

Për ish-deputetin demokrat, Klevis Balliu, Shqipëria rrezikohet nga pandemia ekonomike pas asaj shëndetësore.

Nga Pogradeci, demokrati tha se 66 mijë familje rrezikojnë bukën, ndërsa qeveria e Edi Ramës u jep miliona oligarkëve.

Balliu: Kryeministri thotë nuk më intereson se çfarë halli keni, nuk dua t’ia di. Këta i kanë bllokuar marrëdhëniet me qytetarët. Këta sot të gjobisin pse shkon të takosh qytetarët që kërkojnë ndihmë, siç gjobitën kryetarin dhe anëtarët e tjerë të opozitës që nuk ndodh kurrë në asnjë vend të botës. Është pjesë e instalimit të diktaturës që do të thotë varfëri për qytetarët dhe para për pushtetarët dhe oligarkët. 40 mln euro merr Salillari te tenderi i Unazës. Pse një oligark vlen sa 3 milionë shqiptarë? Pandemia shëndetësore po shndërrohet në pandemi ekonomike për shkak të pandemisë së papunësisë së krijoi qeveria me largimin e 66 mijë punonjësve që janë larguar gjatë kësaj kohe. Shtete fqinje si Kosova kanë rritur vendet e punës duke formalizuar tregun. Kosova ka rritur 6 mijë vende pune kurse ne humbim 66 mijë vende pune. 66 mijë familje sot janë pa rrogë dhe pa ndihmë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu