Babai ngacmoi seksualisht vajzën dhe dhunoi gruan, dënohet me burg

0
22
blank
Gjigandi

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3.4 vite burg shtetasin A. Visha nga Tirana, ndaj të cilit rëndojnë akuza të rënda, nga abuzimi seksual, tek armëmbajtja pa leje dhe përdorimi i dhunës fizike e psikologjike ndaj gruas dhe 5 fëmijëve të tij.

Ai ka tentuar të abuzojë me vajzën 14-vjeçare po është ndaluar nga kjo e fundit. Më pas ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij.

Për këtë ngjarje, në shtator të 2019, A.Visha denoncohet nga i biri në polici duke e akuzuar se ka tentuar të abuzojë me motrën e tij si dhe ka dhunuar fizikisht me bishtin e sëpatës nënën e tij.

Sipas dosjes së prokurorisë së Tiranës, zbardhur nga ‘Shqiptarja.com’, i biri ka rrëfyer dhunën psikologjike dhe fizike që ati ushtronte ndaj gjithë anëtarëve të familjes. Madje ai i kërcënonte ata edhe më një pistoletë me mulli që e mbante pa leje. Dhuna fizike e psikologjike e përsëritur nga ana e autorit është pranuar edhe nga bashkëshortja e tij gjatë dëshmisë në polici, duke thënë se jo vetëm ajo, por dhe 5 fëmijët dhunoheshin në mënyrë sistematike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fund të muajit shtator 2019, por është bërë publik si rast nga Gjykata e Tiranës vetëm pak ditë më parë. A.Visha është dënuar me 5 vjet burgim për akuzën e “Dhunës në familje”, “Ngacmimit seksual” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg.

Arrestimi i Vishës është kryer nga policia në 30 shtator 2019, ndërsa gjatë kontrollit të banesës policia ka gjetur dhe pistoletën, një revolver me mulli në gjendje të rregullt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu