Babai i 15-vjeçares së abuzuar: Më bëjnë shantazhe, autori të kalbet në burg, do vras po doli!

0
Gjigandi

Ndërkohë babai i vajzës 15-vjeçares së abuzuar, i është bashkuar protestës ka bërë thirrje që prindërit dhe mësuesit të kenë kujdes me fëmijët pasi gënjehen kollaj.

Ai ka shtuar se është kërcënuar edhe me jetë dhe nëse autori nuk kalbet në burg do të bëjë vetëgjyqësi.

Ai po ashtu i bëri thirrje Ministrisë së Arsimit që vajzat e tjera të mos vuajnë fatin e vajzës së tij.

“Dëgjova në Parlament që Edi Rama denoncoi atë djalin. E dëgjova dhe nuk bëri asgjë, sepse ai vetë nuk ka vajzë. E dëgjova në Parlament. U lutem prindërve, vëllezërve, dhe mësuesve që të kenë kujdes sepse fëmija është fëmijë, gënjehet me një karamele. Fëmijët t’i qëndrojnë sa më afër fëmijëve dhe të flasin me ta. Ne jemi më të urtë në Babrru. Atje më kërcënojnë, më thonë jo do të vrasim e kështu. Ata janë të gjithë grup dhe e bëjnë këtë gjë ku të gjejnë. I lutem ministres së arsimit. Mirë që e vuajti vajza ime, por të paktën të mos vuajnë të tjerët. Ai që e bëri të kalbet atje. Më bëjnë shantazhe, do të vras. Aty është komitet i vogël, unë tani kam shkuar në Babrru, ku gjejnë e bëjnë. Ai që e bëri, u kalb atje. Unë do e kisha vrarë, po mirë që hyri në burg. Nëse qeveria nuk i jep dënimin e merituar, do ia jap unë si prind. Veç mos daltë gjallë se kam me e vra.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu