Ambasada italiane uron palët për marrëveshjen: Le të vazhdojmë me reformat e tjera

0
Gjigandi

Ambasada e Italisë në vendin tonë uroi palët politike për arritjen e dakordësisë për reformën zgjedhore mbrëmjen e 5 qershorit 2020, dhe shprehet se është një hap vendimtar në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Gjithashtu bën thirrje për vazhdimin e reformave të tjera.

”Urime për marrëveshjen politike për reformën elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR! Një arritje e rëndësishme e liderëve dhe këshillit politik! Një hap vendimtar në drejtim të Bashkimit Europian! Tani le të flasim në Parlament dhe të vazhdojmë me reformat e tjera!” shkruan ambasada në Twitter.

Twitter
RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu