Aleanca për Mbrojtjen e Qytetarëve ftoi sot në orën 16:30 qytetarët të jenë sot në protestë si reagim për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Protesta do të mbështetet edhe nga opozita.
Qytetarë të shumtë të ardhur edhe nga rrethet po grumbullohen pranë zonës së ish-Teatrit Kombëtar.