Aktori Deda: Të kërkohet dorëheqja e Ramës dhe Veliajt, ata mund të shembin gjithçka

0
Gjigandi

Në studion e lajmeve në Ora News me gazetaren Matilda Mcini, aktori i humorit Julian Deda, tha se me shembjen e Teatrit Kombëtar, kryeminstri Edi Rama dhe kryeatri i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, janë njerëzit më të urryer në Shqipëri.

Julian Deda: ”Kjo protestë duke mbartur një moral të lartë njerëzor, artisitk dhe demokratik ka arritur që shumë njerëz të cilët ndoshta u është bërë mendja show nga politika, kanë bërë një lloj katarsusi personal. Ke pasur Kryemadhin që tha kërkoj falje për një gjë. Ke pasur Bashën që tha kërkoj falje për një takim timin. Ke pasur disa njerëz që kanë reflektuar për veprimet e veta, duke parë që aty ka disa njerëz të sinqertë, që kërkojnë të mbrojnë një tempull arti dhe kulture. Dy të vetmit që nuk reflektuan janë kryeministri dhe kryetari i bashkisë Tiranë dhe kjo i kthyer ata, besoj në njerëzit më të urryer në Shqipëri.”

Sipas tij, që të mund të ndërtohet teatri aty ku ishte dhe siç ishte, duhet kërkuar dorëheqja e Ramës dhe Veliajt, sepse ata në këto pozicione mund të shembin gjithçka.

Julian Deda: ”Unë mendoj që qëllimi për të rindërtuar teatrin e ri aty ku ishte, finalja duhet të jetë për mendimin tim, duhet kërkuar dorëheqja e atyre të dyve, Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Në qoftë se këta të dy vazhdojnë të jenë në këto pozicioneve, ata janë makina të pandjeshme. Ata mund të bëjnë gjëmën, mund të bëjnë gjithçka. Mund të shembin muzeun, mund të shembin Galerinë e Arteve, e cila ka 3 vite që nuk funskisoin. Është gati për tu shembur kulla e Sahatit se po bëhet një kullë atje. T’i heqësh memorien një vendi do të thotë ta sundosh përjetë dhe t’i kthesh diktaturën. Që teatri të rindërtohet aty ku ishte ashtu siç ishte, duhet kërkuar dorëheqja e këtyre të dyve.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu