Berisha non-grata/ Rama thirrje SPAK të marrë nën hetim ish-kryeministrin

0
Berisha non-grata/ Rama thirrje SPAK të marrë nën hetim ish-kryeministrin
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar SPAK të marrë nën hetim Sali Berishën, për shpalljen non grata nga SHBA-të.

Rama tha se

“non grata e Berishës është një gur në qafën e Shqipërisë dhe SPAK duhet ta heqë këtë gur duke vërtetuar nëse akuzat e SHBA-ve kanë apo jo bazë”.

Ai drejtoi gishtin nga organi drejtësisë duke thënë se dënoi

“ish-zëvendës ministren e Brendshme, Rovena Voda për një arkë peshk, ndërkohë ende nuk është vënë në lëvizje për deklaratën më të rëndë që është bërë në 30 vite nga aleati më strategjik i Shqipërisë.”

RonaTyra

“Deri tek ata për 10 muaj burg për një arkë peshk, ndërkohë që punësimi nuk u bë. të tjerët rrotullohen në varr akoma në kërkim të drejtësisë, pa llogaritur vjedhje kolosale që deri vetëm SPAk nuk i di, burgoset një grua për 10 kile peshk. Më e çuditshmja SPAK vendoset në lëvizje për deklaratën të partive të tjera, ndërkohë s’është vënë në lëvizje për deklaratën më të rëndë që është bërë në 30 vite nga aleati më strategjik i Shqipërisë, jo për një individ por për gjithë Shqipërinë, sepse ka drejtuar vendin. Ka detyrim për këtë njeri që ndalohet të hyjë në Amerikë familjarisht. Ajo deklaratë ka ose jo, se thotë dot politika e brendshme, por drejtësia. Sepse ajo deklaratë e mbetur pa përgjigjen e drejtësisë, për ata që kuptojnë 2 gram nga marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe 1 gram nga marrëdhëniet mes nesh dhe SHBA, është gur në qafën e Shqipërisë dhë SPAK duhet ta heqë këtë gurë nga qafa, ka bazë, nuk ka bazë. Edhe ata krejt pa tru ta marrin mesazh ka bazë apo nuk ka bazë”,

u shpreh Rama gjatë punimeve në kongresin e PS-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu