A do të ketë ndryshim të sistemit zgjedhor? Damian Gjiknuri: Kjo çështje nuk është mbyllur

0
Gjigandi

Tryeza e Këshillit Politik sot është karakterizuar me debate të forta mes Damian Gjiknurit dhe përfaqësuesit të LSI-së, Petrit Vasilit. Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri fillimisht tregoi detaje në “Ilva Now” rreth revoltimit që pati znj. Rudina Hajdari, e cila tha se partitë e mëdha nuk e duan ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Nuk m’u duk e mërzitur kur ishte brenda, nuk i kam ndjekur deklaratat e znj. Hajdari por aty u zhvillua një debat normal, në frymën që diskutohet, ku ka edhe tensione dhe mbledhja e sotme ishte me tensione të larta, është një proces që kërkon durim dhe qetësi dhe jam i bindur se me kalimin e kohës edhe zonja Hajdari do të fitojë këtë qetësi. Ne duhet të jemi të parët të qetë dhe nuk duhet të nxisim me deklarata që nesër bëhet më vështirë për të arritur marrëveshjen”, theksoi Gjiknuri.

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri zbuloi detaje mbi këtë mbledhje, ndërsa tha se çështja e ndryshimit të sistemit zgjedhor është ende në tryezë.

“Unë nuk e di pse u bënë ato deklarata se kjo derë u mbyll, pasi çështja e sistemit është në tavolinën e negociatave. Ne në deklaratën dhe planin e punës, kemi thënë se çështjet të cilat kërkojnë ndryshim kushtetute mund të marrin më shumë kohë, dhe pikërisht këtë vendosëm sot. Sistemi është çështje e rëndësishme”, tha ai.

Ai shpalosi dy objektivat madhore të Partisë Socialiste mbi sistemin zgjedhor.

RonaTyra

“Nuk hoqa dora dhe as vura dorë mbi diçka. Unë kam përsëritur qëndrimet e mia dhe u duk në fillim, por më vonë pati reflektime, por opozita donte të shfrytëzonte deklaratat e kryeministrit. Qëndrimi i maxhorancës ka qenë reformë për depolitizimin dhe departizimin, dhe Kolegji Zgjedhor, që gjyqtarët që do zgjidhen këtu duhet të kenë kaluar vettingun. Brenda kësaj suaze kemi mundësi të gjejmë kompromisin. Të marrim në konsideratë shqetësimet që ka opozita dhe rekomandimet e ODIHR. Mekanizmi që kemi gjetur, është që çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë, përfshirë edhe punonjësit e administratës, duhet të jenë njerëz të trajnuar dhe mbi të gjitha, ata do zgjidhen me short. Do të trajnohet jo vetëm administrata publike, por çdo qytetar, përfshirë edhe militanti partiak që ka një diplomë të shkollës së lartë. Kjo është detyrë e shtetit që t’i trajnojnë të gjithë. Në momentin që ky njeri emërohet nga KQZ, nuk hiqet dhe vihet nga partia, për çdo shkelje ai nuk puth më në punët e shtetit. Çdo material zgjedhor hapet dhe investigohet e gjitha”, shtoi ai.

Sipas Gjiknurit, Partia Socialiste nuk e ka prioritet ndryshimin e sistemit zgjedhor, por është e hapur për arritje kompromisi me opozitën. Ai shtoi se ka ardhur koha që t’u jepet fund koalicioneve mes partive politike.

“Patjetër, unë thashë se ne si PS nuk e kemi vënë prioritet sistemin. Me këtë sistem kemi ardhur në pushtet dhe sistemet reflektojnë interesat e forcave politike. Unë dua të kuptoj interesin e të gjitha palëve, unë nuk kam ndonjë ide. Ka ardhur koha që mos të këtë koalicione. Mendojmë se kjo është zgjidhja më e mirë për administrimin e sistemit në këtë vend”, theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu