52 raste të reja pozitive me Coronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Shqipëri, nga 328 testime të kryera në Laboratorin e Virologjisë në ISHP.
Sipas njoftimi, 22 raste janë në Tiranë.
“Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 22 të prekur në Tiranë, 9 në Vlorë, 7 në Krujë, 5 në Kurbin, dy në Fier dhe nga një rast në Kamëz, Kavajë, Lezhë, Pukë, Rrogozhinë, Delvinë dhe Tepelenë. Kryesisht janë raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive”, thuhet në njoftim.
Aktualisht në shërbimin infektiv po trajtohen 81 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive. Mosha mesatare e të shtruarve është mesatarisht 61 vjeç, gjysma e tyre nga Tirana.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 36 qytetarë, duke e çuar numrin në total të të shëruarve në 1195. Nga fillimi i epidemisë 45 persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi në vend.
Në Shqipëri janë aktualisht 807 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.