18 të arrestuar, 107 patenta të hequra/ Aksioni i policisë rrugore në Tiranë

0
Gjigandi

Me lehtësimin e masave kufizuese për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve janë rikthyer edhe rreziqet që u kanosen përdoruesve të rrugës në tërësi, njofton policia, nisur nga shkeljet e rregullave të qarkullimit dhe pakujdesia që tregojnë gjatë përdorimit të rrugës.

Me qëllim menaxhimin e rrymave të trafikut, kryesisht në hyrjet kryesore të kryeqytetit, kontrollin e mënyrës së përdorimit të rrugës dhe respektimin e normave të sjelljes, veçanërisht nga drejtuesit e mjeteve me dy rrota, prej disa ditësh, rrugorët e kryeqytetit kanë organizuar kontrolle të dedikuara ndaj mjeteve dhe shkeljeve që janë evidentuar si rrezik potencial për sigurinë në rrugë. Si rezultat i kontrolleve gjatë kësaj jave janë konstatuar dhe:

• Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 18 drejtues mjetesh, nga të cilët 11 në gjendje të dehur dhe 7 të papajisur me leje drejtimi;

• Janë pezulluar 107 leje drejtimi, nga të cilat 23 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 74 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 10 për shkelje të tjera të ndryshme;

• Janë proceduar administrativisht 78 drejtues mjetesh, për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor);

RonaTyra

• Janë proceduar 358 drejtues mjetesh të ndryshme, të cilët janë konstatuar se qarkullonin apo pushonin mjetet e tyre në korsitë e dedikuara të shërbimit publik dhe në pistat e rezervuara për biçikletat;

• Janë proceduar gjithashtu 93 drejtues biçikletash, të cilët janë konstatuar duke qarkulluar në pistat që nuk janë të rezervuara për to;

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu