Regjisori shqiptar Robert Budina nga sheshi i protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë, tha se protesta e sotme do të vazhdojë ditën e mërkurë në ora 17:30.
“Nesër është një natë e rëndësishme për myslimanët. Do të shihemi të mërkurën në orën 17:30. Rroftë Teatri, rrofshi ju”, tha Budina.
Budina i bëri thirrje presidentit Ilir Meta që të njoftojë shpërndarjen e parlamentit.
“Presidenti duhet të njoftojë shpërndajë parlamentin. Neve jemi këtu për të mos u bindur, për të vazhduar deri në fund deri në rrëzimin e kësaj qeverie kriminale. Ne kërkojmë largimin e kryetarit të bashkisë, këtij krimineli. Sepse krimi kundrejt kulturës është një nga krimet më të mëdha të njerëzit sepse ka vrarë shpirtrat e njerëzve. Ata duhet të ikin dhe ne me ndihmën e e3vropës do ta rindërtojmë teatrin kombëtar ashtu siç ishte. Sepse ai është simboli i qëndresës qytetare. I pastërtisë njerëzore”, ka thënë Budina.
Ndryshe, protesta e sotme, pjesë e së cilës ishte edhe opozita, është organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.