Zgjerohet ekipi i SPAK/ KLP zgjedh tre prokurorët e rinj

0
Gjigandi

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur ditën e sotme në seancë plenare përmes platformës on-line, ku Komisioni i Posaçëm për vlerësimin e kandidatëve për Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka prezantuar raportin/relacionin e vlerësimit për secilin prej 4 kandidatëve në garë.

Konkretisht sipas këtij raporti 3 prokurorët e zgjedhur për Prokurorinë e Posaçme sipas pikëve janë: Sotir Kllapi, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara. Po kështu sot u miratua projektvendimit “Për miratimin e listës me renditjen e kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme dhe emërimin e tyre në detyrë”.

Tashmë numri i prokurove në SPAK ka shkuar në 12, nga 15 që është numri i kërkuar. Por SPAK mund të funksionojë edhe më 12 prokurorë.
Vlerësimi i kandidatëve nga ana e Komisionit u realizuan mbi bazën e dokumentacionit që ata kanë depozituar pranë Këshillit duke marrë në shqyrtim elementët e vlerësimit të kriterit; aftësitë e treguara në hetim, përfshirë përdorimin e teknikave të posaçme të hetimit dhe qasjen proaktive te hetimi; në ndjekjen penale, përfshirë formulimin e akuzës dhe përfaqësimin në gjykatë; dhe në konfiskimin e produkteve të veprës penale dhe të aseteve, sipas Kodit të Procedurës Penale ose ligjit antimafia (Kriteri 1) dhe të kriterit: vendosmëria e treguar në përballimin e vështirësive, presioneve e rreziqeve dhe integriteti i posaçëm profesional, përfshi etikën profesionale, ndershmërinë, paanësinë, sigurinë dhe konfidencialitetin e treguar nga kandidati.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu