Zbardhen lidhjet e mikut italian të Veliajt me Ndragetën dhe aktiviteti me bashkinë e Tiranës

0
Gjigandi

Antimafia Italiane ka vënë nën hetim me akuzën e bashkëpunimit me grupe mafioze e përvetësim të paligjshëm fondesh, ish-kryetarin e Bashkisë së Veronës, Flavio Tosi, mikun e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Hetimet kanë zbardhur lidhjet e menaxherëve të kompanisë publike të komunës së Veronës, Amia, me aktivitet në administrimin e mbetjeve urbane, me eksponentë të klanit Arena-Nicosia të mafias kalabreze Ndrangheta me bazë në ishulin Capo Rizzuto në provincën e Krotones (Kalabri).

Kompania publike Amia e komunës së Veronës ka nënshkruar më qershor të 2016 një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës për krijimin e dy ndërmarrjeve, Agsm Albania e Eco Tirana për pastrimin e menaxhimin e mbetjeve urbane e të diferencuar në qytetin e Tiranës.

Operacioni i koduar “Isola Scagliera” i ekzekutuar më 4 qershor 2020 nga Antimafia Italiane e Venecias ka nisur hetimet më vitin 2017 pas rrëfimeve të disa mafiozëve që vendosën të bëheshin bashkëpunëtorë të drejtësisë. Hetimet zbardhën fakte serioze të lidhjeve të menaxherëve drejtues të Amia me mafian kalabreze Ndrangheta e në mënyrë të vecantë me familjen mafioze Giardino, e cila ka shtirë aktivitetin e saj të paligjshëm në të gjithë territorin e Venetos, e në lidhje me struktura të ngjashme mafioze në Lombardi e në Emilia Romagna.

Operacioni i antimafias ka vënë nën hetim 26 persona mes të cilëve dhe ish -kryetarin e Bashkisë së Veronës Flavio Tosi, i cili ka drejtuar këtë qytet për më shumë se 10 vite, nga 2007 deri më 2017.

RonaTyra

Nga 26 të hetuarit, 17 janë në urdhër arresti me burg, 6 në arrest shtëpiak e 3 në detyrim paraqitje me akuzat për pjesëmarrje në organizim mafioz, mashtrim, riciklim. zhvatje, trafik droge, korrupsion, konkurrencë e parregulltë, transferim mashtrues i të mirave materiale dhe faturave falso.

Ish-kryetari i bashkisë së Veronës, Flavio Tosi akuzohet për pjesëmarrje në përvetësimin e fondeve të shpërdoruara nga ish- Presidenti i kompanisë AMIA, Andrea Miglioranzi i vënë në arrest shtëpiak. Ai akuzohet për një shumë jo më pak se 5 mijë euro e përdorur për të paguar faturën e një agjencie investigative hetimi e faturura për Amia, por e pëdorur për interesin privat të Flavio Tosi.

Sekuestrohen 15 milione euro- Ky operacion ka vënë nën sekuestro paraprak një pasuri prej 15 milionë euro, e konsideruar si frut i aktivititeti kriminal mafioz e që është nën investigimin e antimafias italiane.

Lidhja me bashkine e Tiranes – Pas përfundimit të mandatit si kryetar i Bashkisë së Veronës mediat italiane zbardhën dhe problemet ekonomike e borxhet në dëm të Amia Verona, nga dy ndërmarrjet Agsm Holding Albania ed Eco Tirana në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Në bilancin e vitit 2016 u dokumentua që kompania publike Amia kishte një boshllëk prej 400 mijë euro për shkak të shërbimeve të kryera në Tiranë e të pafaturuara.

Më korrrik të 2018 këshilltari i këshillit Bashkiak të Veronës Michele Bertucco, me një notë zyrtare të titulluar “Të djegur në rrugën e Tiranës” kërkon të hedhë dritë mbi bashkëpunimin me shumë hije mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë publike të mbetjeve Amia.

Më 1 korrik të 2019 në një notë zyrtare kompania publike e mbetjeve urbane Amia kërkon dokumentimin e sqarime të hollësishme për shpenzimet e aktivitetin e kryer nga Eco Tirana, 51 % në pronësi të Bashkisë së Tiranës e 49 % në pronësi të AGSM Albania, e cila për vitin 2018 ka kryer shpenzime me vlerë 180 mijë euro e të paguara nga Amia Verona.

Administruesit e Amia kanë kërkuar nga Bashkia e Tiranës rimbursimin e këtyre shpenzimeve me vendimin se nuk do të paguajnë më asnjë kosto që lidhet me aktivitete të kryera në tokën shqiptare.

Pas mbledhjes së gjithë dokumetacionit që ka kërkuar nga Bashkia e Tiranës, Amia do të vlerësojë vazhdimin ose jo të kësaj aventure plot hije në tokën shqiptare.

Amia Verona ka kërkuar që në rinovimin e ardhshëm të bordit drejtues të Eco Tirana të jetë i pranishëm dhe një përfaqësues i tyre. Ky komunikim i Amia është firmosur nga Drejtori përgjegjës i saj Mauro Bonato.

RTV Ora ka kontaktuar në rrugë email kompaninë publike veroneze Amia me kërkesën nëse janë realizuar kërkesat e tyre të rimbursimitit të borxheve nga ana e Bashkisë së Tiranës dhe nëse vazhdon apo jo bashkëpunimi i tyre për pastrimin e kryeqytetit të Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu