Një urim i veçantë vjen nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka për festën e Fitër Bajramit.
Xhaçka uron çdo familje muslimane:
“Gëzuar Fitër Bajramin çdo familje muslimane! Kjo e dielë e shenjtë e sakrificës, bashkimit dhe reflektimit është njëherësh simbol i dashurisë njerëzore, solidaritetit e ndihmës për më të pamundurit. Zoti i pranoftë lutjet dhe sakrificat tuaja e magjia e kësaj dite të shenjtë sjelltë lumturi në familjen e çdo shqiptari. Të gjithë bashkë, me dashurinë e vëmendjen për njëri – tjetrin do ia dalim përherë t’i japim dritë jetës”, shkruan ministrja Xhaçka.