Në lidhje me lajmin se dy qendrestarët për mbrojtjen e teatrit Kombëtar, vëllezërit Budina janë infektuar me covid19 reagoi edhe Partia Demokratike.
Sipas PD-së, Edi Rama publikoi lajmin duke shkelur të dhënat privat të dy regjisorëve, ndaj për këtë temë duhet të hetojë SPAK-u.
Zëdhënësja Ina Zhupa, PD e cilëson një turp dhe hakmarrje të Ramës ndaj regjisorëve që i dolën kundër për shembjen e teatrit.
“TURP për Ramën që shkel privatësinë dhe nxjerr të dhënat private dhe dy herë TURP që në mes të pandemisë ekspozoi qytetarët ndaj Covid 19 vetëm për të vjedhur pronën e teatrit.
Sot mos bërja e testeve edhe mos marrja e masave paraprake në hapje, na solli në infektimin e çerdheve të fëmijëve, të institucioneve shtetërore dhe shtimin e rasteve.
Fatkeqësia e shqiptarëve është që spitalet janë kthyer në vatrat kryesore e përhapjes së Covid 19 dhe për këtë SPAK duhet të nis hetimet me Ramën dhe rameshat e tij”, shkruan Zhupa.