Veliaj i fshihet medias: Aktivitetet e tij gjithmonë me regjistrim, shmang hyrjen te “Avni Mula”

0
Gjigandi

Kryebashkiaku i Tiranës edhe një herë ka treguar se e ka frikë median. Madje dhe në inaugurimin e sallës ‘Avni Mula’ ka vendosur të mos hyjë nga dera kryesore, ndërsa në Facebook materialin e regjistruar kërkon të paraqesë si një aktivitet të zhvilluar lirë. Kjo me të vetmin argument: për të kuruar çdo detaj që i shërben propagandës por jo të vërtetës.

Një ditë më parë kryetari i bashkisë së Tiranës u pa i shoqëruar nga një makinë e Gardës së Republikës, për të cilën ende nuk ka një përgjigje se përse janë vendosur masa shtesë.

Por ashtu siç është bërë zakon edhe një herë Veliaj tregoi se ka frikë prezencën e medias. Madje prej 5 vitesh nuk mbahet mend të ketë dhënë konferenca.

Këtë rradhë sapo ka parë kamerat e Ora News, kryebashkiaku ka lënë automjetin në bashki dhe ka zgjedhur të largohet përmes rrugicave.

Madje dhe në inaugurimin e sallës e re të koncerteve Avni Mula nuk dihet se nga ka hyrë.

RonaTyra

Ky është artisti i madh dhe nderi i kombit Avni Mula, në pritje të mbërritjes së Veliajt. Por këtë të fundit nuk ka mundur askush ta shikojë nga hyn.

Ceremonia është zhvilluar për rreth një orë, ndërsa pas saj Mula del i shoqëruar nga e bija Inva Mula.

Por askush nuk e shikon Veliajn.

E nuk kishte si të ndodhte ndryshe pas katër orësh në Facebook, shfaqet filmi me ngjyra dhe i mirëkuruar, por duke shtuar se gjithçka ishte duke u zhvilluar live.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu