I ftuar në RTV Ora, ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili u shpreh se Rilindja dhe Edi Rama janë identifikuar si grabitës të votës dhe për shkak të tyre, ne na janë shtuar 3 kushte shtesë për integrimin.
Sipas Vasilit, ndërkombëtarët patën rol të rëndësishëm në Reformën Zgjedhore, pasi raporti me Ramës i tyre është kompromentuar.
Petrit Vasili: Rilindja dhe Edi Rama janë identifikuar si grabitës të votës dhe për shkak të tyre, ne na janë shtuar 3 kushte shtesë. Në 2016 kur kemi marrë rekomandimin e parë, kemi pasur 5 kushte, ndërkohë për shkak të Edi Ramës, votimet e 2017 dhe 2019, u shtuan 3 kushtet shumë të rënda.
U shtua bërja e reformës zgjedhore, zbatimi i saj dhe hetimi i krimit elektoral që vazhdon edhe sot e kësaj dite që të jetë i bllokuar. Për këto arsye të mëdha patën një rol të rëndësishëm ndërkombëtarët, që t’i bënin të kuptonte Edi Ramës se raporti me ta është kompromentuar dhe e njohin mirë se kush është. Ai bëri hapa pas për të mos u përballuar me një reagim që do të ishte shumë i rëndë për të dhe për vendin.