Unifikimi i çmimeve, Malaj: Një praktikë e tillë nuk gjendet askund

0
Gjigandi

Zinxhiri i abuzimit nga fermeri te konsumatori, me vlerën e fruta perimeve, solli reagimin e zëvendës kryeministrit Erion Braçe, i cili pak ditë më parë, deklaroi se qeveria do të duhet të vërë në zbatim unifikimin e çmimeve. Por ekspertët e ekonomisë dhe tregut, shprehen se një praktikë e tillë nuk gjendet askund.

”Nuk arrihet në asnjë rast që çmimin ta vendosë qeveria, çmimin përfundimtar apo çmimin e ndërmjetëm. Në qoftë se do t’i jepet më shumë mbështetje bujqësisë, agropërpunimit që ta ruajmë prodhimin dhe ta shesim kur duhet, maganizimit dhe elementëve të tjerë, unë besoj se fermerët do të jenë më vendimtarë në çmimet. Për pasojë do të ulen fitimet abuzive që bëhen.”

Malaj thotë se gjendja e jashtëzakonshme, mund ta tolerojë një hap të tillë, por gjithësesi është i nevojshëm dhe një studim paraprak.

”Ideja kur hidhet nga politikbërësit hidhet bashkë me propozimin, dhe të lë kohën e nevojshme që qoftë fermerët, qoftë asosacionet në fushën e bujqësisë dhe agropërpunimit, të kenë mundësi ta njohin ligjin, të dinë kostot, të dinë përfitimet dhe ta ndihmojnë qeverinë që një politikë ta bëjë sa më efikase. Nëse bëhet një deklaratë, ajo ka shumë punë për të shkuar nga momenti i deklaratës deri te implementi konkret.”

Malaj shprehet se një tjetër hap që do të ndihmonte për të gjetur abuzuesin, do të ishte dhe krijimi i qëndrës së informimit për ccmimet e produkteve. Ndërkaq, ai ka një apel për mbrojtjen e fermerëve përmes sigurimit nga fatkeqësitë natyrore.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu