U tha se janë bashkë, ‘e dashura’ e Brad Pitt reagon për herë të parë pas thashethemeve për një lidhje mes tyre

0
Gjigandi

E dashura e përfolur e Brad Pitt, Alia Shawkat, më në fund ka reaguar ndaj thashethemeve që takohet me yllin e Hollivudit.

Alia dhe Brad janë parë bashkë së pari në një ekspozitë arti në nëntor 2019.

Dyshja janë parë përsëri duke shijuar shëtitjet së bashku shumë herë që nga ajo kohë dhe jetojnë vetëm 10 minuta larg njëri-tjetrit.

Sidoqoftë, Alia, 31 vjeç, ka konfirmuar për herë të parë se pavarësisht afërsisë së tyre, ajo dhe 55-vjeçari kanë një marrëdhënie thjesht platonike.

“Ne nuk po dalim me njëri-tjetrin, jemi thjesht miq,”- i tha ajo Vulture.

RonaTyra

Alia tha se edhe miqtë e saj të ngushtë e kishin pyetur se çfarë po ndodh me të vërtetë me Brad.

“Unë thjesht jam ndjerë e mbingarkuar. Është sikur je lakuriq në shkollë dhe thua‘ Oh Zot, të gjithë më shikojnë mua,’”- shpjegoi ajo.

Ndërkohë, Brad është i lirë që nga divorci me Angelina në shtator 2016.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu