U arrestua për përdhunim e vajzës së mitur, shefi i policisë i kërkoi favore seksuale edhe mbesës së shkrimtarit

0
Gjigandi

Shefi i Policisë së Fushë-Arrëzit, Izmir Duraku është arrestuar nga kolegët e tij mbrëmjen e djeshme pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë, e cila ishte paraqitur në Komisiariat për të denoncuar një tjetër përdhunim.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në vitin 2015, por është kallëzuar së fundmi nga vajza, në prani dhe të një psikologu. Mirëpo kjo nuk është hera e parë që përmendet emri i Durakut.

Disa vite më parë, mbesa e shkrimtarit të njohur Martin Camaj, Vera tregoi për mediar sesi pas 6 vitesh kanosje dhe dhune sistematike nga bashkëshorti nuk i jepnin urdhrin e mbrojtjes. Ndër të tjera, Vera përmend edhe emrin e Durakut, duke treguar se ai në vend që t’i ofronte mbrojtjen e Policisë në momentin e denoncimit, i kërkoi favore seksuale.

“Shefi i Policisë Izmir Duraku në momentin që i kam kërkuar ndihmë, për kërcënimet që kam marrë më ka ironizuar duke kërkuar favore seksuale ndaj meje. Sa herë që kam thirrur policinë, asnjëherë nuk më është gjendur. Ku mund të shkoj më unë? Kur nuk kam mbrojtjen minimale nga shteti im. Edhe në gjykatë kam kërkuar ndihmë, për të më lëshuar urdhrin e mbrojtjes, nuk ma japin. Në dhjetor të 2018-së më dhanë një urdhër mbrojte, ndërsa tani nuk pranojnë më. Nuk e di çfarë faktesh duan më, pasi u kam dërguar çdo gjë të dokumentuar”, shprehej ajo disa vite më parë për një të përditshme.

Historia e vajzës do të publikohet sot në emisonin “Dua të të bëj të lumtur” nga Arbana Osmani.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu