Transformimi i Piramidës në qendrën më të madhe teknologjike në rajon

0
Gjigandi

Qeveria shqiptare ka dhënë dritën jeshile projektit të bashkisë së Tiranës për një nga investimet më strategjike, atë të transformimit të Piramidës në qendrën më të madhe teknologjie në rajon, ku mijëra të rinj do mundtë marrin një profesion të së ardhmes.

Në fjalën drejtuar anëtarëve të Këshillit Bashkiak, Veliaj theksoi se bashkë me Fondin Shqiptaro-Amerikan do të nisin shumë shpejt edhe punimet.

“Dua të informoj Këshillin se Bashkia e Tiranës u pajis nga qeveria shqiptare me lejen për të bërë ndërhyrje tek Piramida, kërkoi një leje nga KKT, duke qenë se është një monument I mbrojtur dhe duke qenë se edhe ndërhyrjet do jenë të specializuara për të ruajtur integritetin e asaj ndërtese e cila në bashkëpunim me miqtë dhe aleatët tanë strategjikë në transformimin e Tiranës, me FSHA, ne do fillojmë punimet këtë verë për transformimin e Piramidës. Humbëm disa muaj prej situatës së pandemisë , ku edhe prokurimet publike ishin ndaluar dhe prej situatës së tërmetit ku u desh të verifikonim edhe integritetin e Piramidës si një ndërtesë që i bën ballë jo vetëm tërmeteve por këtij investimi të ri dhe të gjithë ndërhyrjeve që do pësojë godina për t’ u përshtatur si një shkollë e madhe e teknologjisë së informacionit”, deklaroi Veliaj.

Ndërkaq, Veliaj njohu edhe me zonat ku po punohet për ndërtimin e 17 shkollave të reja. “Jam i bindur që do rikuperojmë kohën e humbur siç po bëjmë me ritme të shpejta tek 17 shkollat që po ndërtohen, tek Shqiponja, Astiri e në shumë kantiere të tjera të Tiranës, siç po bëjmë në shkollën “Kenedy” dhe “Nënë Tereza” në Kodër Kamzë, në shkollën “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri” tek Don Bosko dhe një lot I ri I shkollave që do jenë shkollat tek Fresku dhe shkollat në Kashar dhe Yzberisht si dhe shkolla në Sauk dhe pranë Kopshtit Botanik. Ka mbaruar totalisht rikonstruksioni i shkollës “Ali Demi” tek njësia 1. Një shkollë fantastike, ku janë shtuar hapësirat dhe është kthyer në një shkollë jashtëzakonisht moderne. E njëjta gjë për shkollën “1 Qershori” që po ashtu është dyfishuar”, nënvizoi Veliaj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu