Të dhënat për COVID-19, Shqipëria renditet e parafundit dhe me nivel alarmant të sigurisë

0
Gjigandi

Një prej institucioneve kërkimore prestigjioze, DKG “Deep Knowledge Group” pasi ka analizuar të dhënat e COVID-19 bazuar në informacionet e WHO, Worldometers, CDC, Johns Hopkins University, etj, e rendit Shqipërinë të parafundit (tabela e parë me 476 pikë) dhe një prej vendeve rajonale me nivel alarmant të sigurisë (tabela e dytë).

Sipas të dhënave të përpunuara nga ky institucion, dhe të publikuara nga analisti Afrim Krasniqi, rezulton se Shqipëria është në vendin e 88-të, ndërkohë që fqinjë tanë, si Greqia janë 54 vende më mirë se ne, Mali i Zi 46 vende më mirë se ne, apo vende rajonale si Bosnja që është 16 vende më mirë se ne, Serbia 34 vende më mirë se ne.

Në Shqipëri ka patur gjithmonë një debat lidhur me shifrat për të infektuarit me koronavirus. Sipas opozitës, shifrat e raportuara nga qeveria nuk janë të sakta, duke aluduar për një bilanc më të rëndë. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama flet për një sukses të jashtëzakonshëm, ku sipas tij, Shqipëria merret si shembull. Gjithsesi, të gjithë bien dakord për numrin shumë të ulët të testimeve.

Ditët e fundit ka patur një rritje të numrit të infektimeve në vendin tonë, ku vatra të koronavirusit janë shndërruar vetë spitalet.

RonaTyra
Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu