Takimi me opozitën e re, Rama: S’gjetëm konsensus, u hodhën akuza për blerje deputetësh

0
Gjigandi

Në përfundim të takimit me opozitën e re për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe futjen e listave të hapura në zgjedhje, Rama u shpreh para medias se nuk u gjet një konsensus.

“Natyrisht nuk gjetëm dakordësi. Në fakt unë i nënkuptoj përfaqësuesit e opozitës parlamentare, ndjehen të përjashtuar, të fyer, për faktin që pasi janë denigruar dhe janë fyer në mënyrë sistematike nga ta që i kanë sjellë në parlament me firmat e tyre, gjenden përpara nevojës për të respektuar një marrëveshje që e konsiderojnë të padenjë dhe mbi të gjitha detyruese nga jashtë parlamentit, për parlamentin. Megjithatë ajo që mendoj se është e rëndësishme, është që të vazhdojmë të diskutojmë. Më vjen keq që dëgjova në tryezë akuza edhe për tentativa për blerje, apo për influenca jo korrekte mbi deputetët. Akuzat ishin në bllok për ata që janë jashtë, por edhe në adresën tonë, dhe unë ju sigurova që ne nuk do të shkojmë në rrugën e një zgjidhjeje, ku thjesht dhe vetëm do të kërkojmë aritmetikën, por do të shkojmë në rrugën e një diskutimi, për të krijuar kushtet e një dakordësie”, tha Rama.

Rama gjithashtu u shpreh se me opozitën e re nuk mund të veprojë njëlloj siç ndodhi me PD/LSI.

Rama: Sepse unë i thashë Bashës të bëjë si të dojë. Por po t’i them edhe Murrizit të bëjë sit ë dijë, i bie të kemi dy lloj sistemesh. Me gjithë respektin për zotin Murrizi, pavarësisht se keqëtrajtohen për shkak të profiling si karagjoz në Parlament por kjo nuk është risi. Nuk shoh ndonjë dallim të madh intelektuali mesa tyre që ikën dhe këtyre që erdhën. Nuk shoh ndodnjë rënie niveli. Është thjesht një larmi njerëzish. Në Shqipëri nuk ka budallenj kur vjen puna për politikë. Janë popull i stërvitur, kështu që kur u thua deputetëve ngrini kartonin për të vrarë vetën, është pak si ‘too much’ siç thotë Lulzimi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu