Nuk ka marrëveshje/ Opozita parlamentare s’gjen dakordësi me Ramën, i cili kërkon ndihmën e Bashës

0
Gjigandi

Raundi i parë i dialogut mes Kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve të opozitës parlamentare nuk prodhoi rezultat. Kryeministri përsëriti disa herë se marrëveshja me PD-në dhe LSI-në nuk preket, ndërsa opozita e re paralajmëroi nismë për ndryshimin e Kushtetutes për hapjen e listave.

Opozita parlamentare nuk lëshoi asnjë nga kërkesat e saj në tryezë. Përballja nuk ishte e lehtë ndërsa nuk munguan as akuzat për trafikim dhe kërcënim deputetësh.
Në kushtet kur marrëveshja me opozitën jashtëparlamentare nuk preket, Edi Rama kërkoi ndihmën e Lulzim Bashës për të bindur deputetët që dolën nga listat e tij.
Palët pritet të zhvillojnë një raund tjetër bisedimesh në përpjekje për të gjetur konsensus.

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu