Vizita e zyrtares së DASH, Kim: Shumë punë për të bërë, por do të kemi sukses nëse e bëjmë së bashku

0
Vizita e zyrtares së DASH, Kim: Shumë punë për të bërë, por do të kemi sukses nëse e bëjmë së bashku
Gjigandi

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka reaguar pas vizitës së të dërguarës së DASH në vendin tonë, Donfried.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kim tha se në Shqipëri ka shumë për të bërë, ndërkoha ka shtuar se do të kemi sukses nëse bashkëpunojmë me SHBA.

“E mrekullueshme për të pasur të dërguarën e DASH, Donfried këtu për të takuar liderët e Shqipërisë,  për të forcuar demokracinë, mbrojtjen dhe lidhjet e biznesit; integrimi evropian; siguria energjetike; bashkëpunim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër pushtimit të Ukrainës. Shumë punë për të bërë, por do të kemi sukses nëse e bëjmë së bashku!”-

tha ajo.

Një ditë para Kuvendit Kombëtar të Komisionit të Rithemelimit ndihmës/sekretarja e shtetit për çështjet Europiane dhe Euroazitatike Karen Donfried i ka shkuar në zyrë demokratit Enkelejd Alibeaj. Por në ndryshim nga tradita, takimi me zyrtaren amerikane u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit dhe jo në selinë blu, e cila ishte e zënë me organizimin e Kuvendit të Sali Berishës.

RonaTyra

Më herët zëvendësndihmës sekratrja e shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatik, e shoqëruar edhe nga vartësi i saj Gabriel Escobar ka takuar edhe kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama për më shumë se 60 minuta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu