Nuk do të ketë më vaksinime tek ‘Air Albania’, ministria e Shëndetësisë tregon ku do të zhvendoset

0
Nuk do të ketë më vaksinime tek ‘Air Albania’, ministria e Shëndetësisë tregon ku do të zhvendoset
Gjigandi

Vaksinimi në Stadimun ‘Air Albania’ do të zhvendoset pranë qendrave shëndetësore nga data 1 Maj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se, shërbimi i vaksinimit pranë pikës së përqëndruar në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë, do të transferohet pranë qendrave shëndetësore.

“Duke filluar nga data 1 Maj, ekipi i vaksinatorëve dhe mjekëve, do të jetë në shërbim pranë qendrave shëndetësore, aty ku do të vijojë ÇDO DITË vaksinimi antiCOVID.

Për të kryer vaksinën antiCOVID, kontaktoni mjekun tuaj të familjes.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore.

RonaTyra

Bazuar në rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve të Vaksinimit, do të vijohet edhe me vaksinimin me dozë të katërt të qytetarëve mbi 60 vjeç dhe atyre me sistem imunitar të kompromentuar, 4-6 muaj pas dozës së tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”,

thuhet në njoftimin e Ministrisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu