Po transportonte 18 klandestinë të ardhur nga Greqia, arrestohet në Gjirokastër një punonjës i Ga…

0
Po transportonte 18 klandestinë të ardhur nga Greqia, arrestohet në Gjirokastër një punonjës i Ga…
Gjigandi

Një gardist në Gjirokastër është arrestuar pasi transportonte klandestinë të ardhur nga Greqia përmes kufirit të gjelbër.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “ROAD GUARD 16”, në pranga ka rënë 41-vjeçari I. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë.

41 vjeçari u arrestua në flagrancë, pasi në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, u kap duke transportuar me automjetin tip furgon, 18 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu