Këngëtari Labinot Tahiri ka falënderuar të gjithë përkrahësit e protestës për lejimin e mbajtjes së dasmave, duke falënderuar në mënyrë të veçantë Brendon Nebihun pronarin e restaurant Dora D’istria në Ferizaj, për iniciativën e tij për protestën e sotme në lidhje me thirrjet e të gjithë pronarëve të tjerë të sallave të dasmave në Kosovë.
“Unë dua ta falënderojë publikisht Brendonin, nga Restaurant Dora Distria Ferizaj i cili i ka telefonuar të gjithë pronarët e restaurantëve të tjerë të Kosovës sepse është e pamundur unë të merrem me të gjithë, unë i kam ftuar disa koleg kam publikuar shkrime vazhdimisht, kështu që secili njeri që ka dal dhe që është marrë me këtë protestë e falënderoj përzemërsisht, urojë që të bëhet më mirë por edhe nëse s’bëhet i respektoj vendimet e qeverisë e dua qeverinë e dua Kosovën” tha Tahiri.
I pyetur se a mendon që mbas protestës do të merret ndonjë vendim ai u shpreh që përgjegjësi është që të merret sepse sipas tij nuk duhet të diskriminohet kjo kategori.
“Derisa është hap tregu i kafshëve, pse mos të hapen restaurantet, është bërë një e padrejtë e madhe, sic duket neve na kanë lënë të fundit, dhe e them publikisht që s’ka virus nëse dikon e kap virusi këtu unë publikisht hy në burg” shtoi këngëtari.
Një nga iniciuesit më të mëdhenj të kësaj proteste ishte Brendon Nebihu pronari i restaurant Dora D’istria në Ferizaj, ku sipas tij kjo iniciativë kishte qenë për interes të përbashkët të te gjitha restorantëve.
“Protesta e sotme nuk ka qenë shumë e vështir sepse është interes i përbashkët, i cili përfshin një zingjir të madh ekonomik” tha Brendon Nebihu.
Ai falënderoi këngëtarin Labinot Tahiri që ka qenë më i zëshmi në këtë drejtim si dhe të gjithë estradën për përkrahje të vazhdueshme.
“Falënderojë shumë Labin dhe falënderojë të gjithë këngëtarët e tjerë të estradës, pronarët e restoranteve të cilat iu kanë bashkangjitur kësaj proteste, unë besojë që kemi me ja arrit qëllimeve tona” shtoi ai.