Tahiri falënderon bashkëinicuesin e protestës për dasmat, jep fjalën se do të shkoj në burg nëse ndonjë protestues del pozitiv me Covid-19

0
Gjigandi

Këngëtari Labinot Tahiri ka falënderuar të gjithë përkrahësit e protestës për lejimin e mbajtjes së dasmave, duke falënderuar në mënyrë të veçantë Brendon Nebihun pronarin e restaurant Dora D’istria në Ferizaj, për iniciativën e tij për protestën e sotme në lidhje me thirrjet e të gjithë pronarëve të tjerë të sallave të dasmave në Kosovë.

“Unë dua ta falënderojë publikisht Brendonin, nga Restaurant Dora Distria Ferizaj i cili i ka telefonuar të gjithë pronarët e restaurantëve të tjerë të Kosovës sepse është e pamundur unë të merrem me të gjithë, unë i kam ftuar disa koleg kam publikuar shkrime vazhdimisht, kështu që secili njeri që ka dal dhe që është marrë me këtë protestë e falënderoj përzemërsisht, urojë që të bëhet më mirë por edhe nëse s’bëhet i respektoj vendimet e qeverisë e dua qeverinë e dua Kosovën” tha Tahiri.

I pyetur se a mendon që mbas protestës do të merret ndonjë vendim ai u shpreh që përgjegjësi është që të merret sepse sipas tij nuk duhet të diskriminohet kjo kategori.

“Derisa është hap tregu i kafshëve, pse mos të hapen restaurantet, është bërë një e padrejtë e madhe, sic duket neve na kanë lënë të fundit, dhe e them publikisht që s’ka virus nëse dikon e kap virusi këtu unë publikisht hy në burg” shtoi këngëtari.

Një nga iniciuesit më të mëdhenj të kësaj proteste ishte Brendon Nebihu pronari i restaurant Dora D’istria në Ferizaj, ku sipas tij kjo iniciativë kishte qenë për interes të përbashkët të te gjitha restorantëve.
“Protesta e sotme nuk ka qenë shumë e vështir sepse është interes i përbashkët, i cili përfshin një zingjir të madh ekonomik” tha Brendon Nebihu.

RonaTyra

Ai falënderoi këngëtarin Labinot Tahiri që ka qenë më i zëshmi në këtë drejtim si dhe të gjithë estradën për përkrahje të vazhdueshme.

“Falënderojë shumë Labin dhe falënderojë të gjithë këngëtarët e tjerë të estradës, pronarët e restoranteve të cilat iu kanë bashkangjitur kësaj proteste, unë besojë që kemi me ja arrit qëllimeve tona” shtoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu