Avokat Spartak Ngjela duke folur në emisionin Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja është shprehur pro nismës së legalizimit të kanabisit në vendin tonë për qëllime medicinale.
Ngjala është shprehur se legalizimi i kanabisit do t’i shërbente shumë popullit shqiptar. Sipas tij si garantor është nocioni i ligjit si dhe kontratat e bëra me kompanitë e mëdha botërore të farmaceutikës që do të përdorin kanabisin legal.
“Shqiptarët janë në prag të mungesave të mëdha. Kriza ka trokitur në derë. Nuk është kërkesë e parë që e ka bërë një privat. Ai tha se ta bëjmë si në Holandë. Shoqëria shqiptare e ka në interes këtë gjë. Kryesor është interesi i shqiptarëve. Po nuk flasim dot pa parë ligjin. “
“Garancia është nocion ligjor, është brenda ligjore. Nuk e di unë. Momenti i garancisë së një ligji që ka edhe një rezonancë del nga ligji nëse se ka do ta vendos ligji. Është nocion juridik dhe jo popullor do dali nga ligji. Dihet që është me probleme por do të ketë garanci edhe marrëveshjet me gjigantët e farmaceutikës. Çdo gjë ka rrezik edhe uzina e armëve është rrezik por fitimi është shumë i madh. Si do të garantohet ligji duhet të shikoj garantizmin. “ tha Ngjela.