Babai i Ben Stiller/ Ndahet nga jeta aktori e komediani i famshëm

0
Gjigandi

Aktori veteran dhe komediani Jerry Stiller, që e fitoi famën në broadway dhe më pas në shoun amerikan Seinfeld, është ndarë nga jeta në moshën 92 vjeçare, për shkaqe natyrale – tha të hënën djali i tij, Ben Stiller.

Jerry Stiller dhe bashkëshortja e tij, Anne Meara, kanë luajtur së bashku në skenë dhe në tv, në vitet 1960, kanë shkruar dhe performuar skece humoristike po ashtu.

Më vonë, ai ka luajtur babain e Xhorxh Kostancës në shoun televiziv Seinfeld, rol për të cilin fitoi edhe çmimin e aktorit më të mirë të humorit në një serial televiziv dhe American Comedy Award, në 1989.

Në 1997 ai u nominua edhe për një çmim Emmy për të njëjtin rol. Ai ka luajtur po ashtu edhe babain e Leah Reminit në komedinë The King of Queens dhe bashkë me të birin, ben, është shfaqur në filmat zoolander.

“Jam shumë i trishtuar tju jap lajmin se babai im, Jerry Stiller është ndarë nga jeta për shkaqe natyrale”, tha në twitter i biri. Ai ishte një baba dhe gjysh i shkëlqyer dhe bashkëshorti më i përkushtuar për mamanë time në rreth 62 vite – shtoi Stiller. Do të na mungosh shumë baba”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu