Shtyhet seanca gjyqësore për ish-kryebashkiakun Agim Kajmaku, shkak bëhet avokati i tij

0
Gjigandi

Gjykata e Tiranës shtyu për në 4 qershor seancën gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Shkak i shtyrjes ishte mosparaqitja e avokatit mbrojtës të Kajmakut.

Ish-kryebashkiaku po gjykohet në mungesë për akuzat e “falsifikimit të formularëve”, “falsifikimit të dokumenteve” dhe “kryerje e funksionit pas dhënies fund të tij”.

Të bashkëpandehura me Kajmakun janë dhe Merita Shytko e Irma Bylyku të akuzuara për “falsifikim dokumentesh” dhe Mirjeta Mema për “shpërdorim të detyrës”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu