Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat e fundit në lidhje me situatën në vend për shkak të koronavirusit.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 48 raste të reja, duke shënuar shifra rekord.
Raportohet se 52 persona ndodhen të shtruar në spital, ku 7 prej tyre ndodhen në terapi intensive. 1 prej të shtruarve është i intubuar.
Deri më tani, 36 persona e kanë humbur betejën me Covid në vendin tonë.
“Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 389 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.
Ditët e fundit është vënë re rritje e numrit të rasteve në disa aktivitete biznesi, në institucione të ndryshme, në pjesëmarrje në ceremoni mortore dhe grumbullime.
Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët, bizneset, që në mënyrë strikte të respektojnë zbatimin e masave të rekomanduara: distancën fizike, përdorimin e maskave në shërbim dhe kur nuk është e mundur të respektohet distanca, higjienën personale, dezinfektimin e ambienteve, ajrosjen e tyre, në menyrë që të kufizohet përhapja e Covid19”, njofton MSH.