Stefano Pioli: Na kushtoi penalltia në Milano, ishim naivë ndaj Juventusit

0
Gjigandi

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, ka analizuar eliminimin nga Kupa e Italisë, pas dy ndeshjeve që mbaruan në barazim me Juventusin. Italian qan penalltinë e dhënë në Milano, përmes së cilës bardhezinjtë barazuan dhe dje ai gol u dha kualifikimin në finale.

“Është zhgënjyese që duhet ta them, por penalltia në ‘San Siro’ rezultoi vendimtare. E ndjemë presionin e Juventusit, që pasonte shpejt dhe zotëronte topin. Ishim naivë te penalltia dhe kartoni i kuq, por pastaj luajtëm mirë dhe kishim 2-3 shanse të shënonim. Nëse do hynte në portë ndonjëri…”, thotë fillimisht Pioli për “Rai Uno”.

Më tej ai shton: “Është për të ardhur keq që u eliminuam, pasi ishte objektivi ynë finalja. Nuk e arritëm dhe tani duhet të kualifikohemi në Europë nga kampionati. Kishte pak diferencë në dy ndeshjet dhe të dyja dolën barazim. E pësuam prej atij goli që Juventusi na shënoi në shtëpi.

Ishim të detyruar të shënonim gol. Luajtëm në mbrojtje dhe qendërmbrojtësit bënë një ndeshje të mirë. Treguam se mund të jemi solidë dhe kjo na duhet për vazhdimësinë. Sigurisht që jemi të zhgënjyer, pasi me të vërtetë e donim finalen.

Na duhet të jemi qëndrueshëm, pasi këtë sezon shpesh nuk kemi marrë rezultatet që kemi merituar në shtëpi. Nuk kemi finalizuar si duhet rastet e krijuara dhe i kemi lënë ndeshje e hapura, duke rrezikuar”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu