Shembja e teatrit, Tusk: Kundër vlerave europiane, frikësimi dhe dhuna e papranueshme

0
6
Gjigandi

Kreu i Këshillit Evropian Donald Tusk ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Përmes një postimi në Twitter, Tusk shprehet se dënon shembjen e teatrit dhe se frikësimi dhe përdorimi i dhunës është e papranueshme.

Ai tha se duhet të mbizotërojë  sundimi i ligjit, media e pavarur dhe lufta ndaj korrupsionit.

”Unë dënoj prishjen e teatrit kombëtar në Tiranë të dielën, e cila shkon kundër vlerave evropiane si ruajtja e trashëgimisë kulturore, sundimi i ligjit dhe dialogu transparent. Frikësimi dhe përdorimi i dhunës ndaj protestuesve, shoqërisë civile, artistëve si dhe politikanëve të opozitës janë të papranueshme. Sundimi i ligjit, media e pavarur dhe e lirë dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbizotërojnë për perspektivën evropiane të Shqipërisë. Unë shpreh mbështetjen time për partinë tonë anëtare PD në luftën demokratike për një Shqipëri më të mirë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu