Shembja e Teatrit Kombëtar/Protestë edhe në kryeqytetin e Austrisë

0
Gjigandi

Qytetarë shqiptarë dhe të huaj protestuan sot në Vienë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ata protestuan përpara selisë qendrore të fondacionit Erste Stiftung, i cili në të kaluarën ka mbështetur financiarisht dhe përmes imazhit publik iniciativa per zhvillimin e demokracisë ne Ballkan.

Protestuesit përzgjodhën fondacionin Erste Stiftung si përfaqësuese të atyre institucioneve joqeveritare austriake, prej mbështetjes së të cilave ka përfituar dhe vazhdon të përfitojë imazhi publik i kryeministrit Edi Rama dhe i kryebashkiakut aktual të Tiranës Erion Veliaj.

Protestuesit kërkojnë që fondacioni, si mbeshtetes i zerit te shoqerise civile, të mbajë qëndrim në lidhje me shembjen e një simboli të trashëgimisë europiane, siç ishte Teatri Kombëtar.

Për javët në vijim protesta qytetare në Vjenë synon të mbahet përpara organizatave të tjera joqeveritare dhe ndërkombëtare, për të sensibilizuar publikun ndërkombëtar për regjimin që është vendosur aktualisht në Shqipëri. Shembja e Teatrit Kombëtar ishte simptoma më eklatante e këtij regjimi autokratik.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu