De Jong tregon se si duhet vepruar kur Messi flet

0
Gjigandi

Frenkie de Jong ka treguar për përvojat e tij me Lionel Messin.

De Jong ka luajtur vetëm një sezon me skuadrën e Barcelonës, ku krah tij kishte gjashtë herë lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messi.

Holandezi ka treguar se cilat janë përvojat e tij me argjentinasin, sidomos kur ky i fundit ka ndonjë këshillë për të dhënë.

“Nëse Lionel Messi po flet dhe po jep këshilla, duhet t’i pranosh ato sikur vijnë nga lojtari më i mirë në botë”, ka thënë De Jong.

“Ndonjëherë ai thotë se duhet pozicionuar më thellë ose të shkoj më në krah, gjëra të vogla, por që pastaj bëjnë diferencën”, ka shtuar holandezi.

RonaTyra

Frenkie akoma nuk është përshtatur në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e Barcës, por të riut i duhet akoma kohë.

De Jong, së bashku me Messi dhe Ter Stegen janë në listën e lojtarëve që nuk mund të largohen nga Barca.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu