Shembja e Teatrit Kombëtar, Demalia: Qeveria s’ka më moral, duhet reagim popullor

0
Gjigandi

Analisti Ilir Demlia bën përgjegjëse klasën politike për atë që po ndodh në Shqipëri, por mbi të gjitha qeverinë.

Me atë që ndodhi me Teatrin Kombetar, Demalia tha se qeveria nuk ka më moral.

Sipas tij, sot qytetarët janë para një terrori të një qeverie të lidhur me oligarkët.

Ilir Demalia: Jemi para një fakti të kryer. U veprua me një imoralitet qeveritar, sepse kjo qeveri nuk ka më moral. Në aspektin ligjor është e qartë që kjo qeveri është e kapur keq nga oligarkët e krimit që kanë pastruar paratë dhe e fusin për ndërtimin e betonit. Nga ana tjetër mënyra si veproi qeveria, bashkia, policia janë  totalisht antiligjore. Sot qytetarët duhet ta mbledhin mendjen se nuk janë një shtet demokrati. So janë para një terrori që është i lidhur me qeverinë dhe fuqinë e parave të oligarkëve.  Këta po nënshtrojnë dita ditës të gjithë subjektet, të gjitha forumet, median. Sot nuk kemi të bëjmë fare me një regjim as demokratik, po as një regjim hibrid. Por kemi të bëjmë me një regjim banditesk që po vepron me fuqinë e parave të krimit. Kjo është gjendja sot.

Demalia kritika ka edhe për opozitën. Ndërsa thotë se duhet një reagim popullor.

RonaTyra

Ilir Demalia: Retorikat, qoftë edhe të opozitës apo të njerëzve të mbrojtjes së teatrit duhet t’i pushojnë. Kanë krijuar një flancionim të fjalës që nuk ka më vlerë fjala. Nëse opozita do të bëjë diçka, duhet e para të bëjë katasirs brenda opozitës. Opozita nuk mund të kërkojë mbështetjen e popullit me ato fytyra kur dihet që janë fytyrat e korrupsionit. Nëse do të ishin ngritur institucionet e forta, nuk do të bëhej kështu. Në një shtet që ka institucione mund të vijë një i çmendur, por nuk mund të bëjë kështu. Kemi 30 vjet që në Shqipëri abuzohet me paranë publike. Sot duhet të kishte një reagim popullor jo vetëm për teatrin, por një reagim për këtë nënshtrim që po i bën rilindja me në krye Edi Rama njerëzve.

Sipas Demaliat, Teatrin e ka shembur indiferenca e popullit dhe e intelektualëve shqiptarë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu