Shefja e sëmundjeve infektive ngre alarmin: Të përgatitemi për më të keqen. Në vjeshtë përballemi me…

0
Gjigandi

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Binio ka folur për rritjen e numrit të shtruarve në spitalin Infektiv dhe situatën në të cilën ndodhemi.

Ajo ngriti shqetësimin se kohët e fundit janë vënë re forma të rënda edhe tek të rinjtë dhe bëri thirrje për kujdes pasi vjeshta apo dimri do të na përballë me dy sëmundje, COVID-19 dhe gripin.

“Shpresojmë që këto shifra të ulen, duke ndërgjegjësuar jo vetëm popullatën, por duke zbatuar edhe masat nëpërmjet policisë shpeshherë. Kur njerëzit nuk janë të ndërgjegjshëm për të mbrojtur të tjerët atëherë ndërhyn policia”, u shpreh Bino në ABC.

Gjatë intervistës Bino tha se virusi është tepër ngjitës dhe nuk faktet tregojnë se nuk kemi të bëjmë me një virus të sajuar.

“Coronavirus shkakton sëmundje të lehtë apo mund të jetë asimptomatik tek disa grupe të rinjsh. Ka një mortalitet më lartë se gripi dhe faktet kanë treguar se nuk është diçka e sajuar. Kemi një numër të lartë rastesh, kemi një numër të lartë shtrimesh, kemi një numër të lartë vdekjesh”, tha ajo.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu