I ftuar në Ora News, analisti Neritan Sejamini u shpreh se në shembjen e Teatrit nuk u mor parasysh mendimi i qytetarëve të Tiranës dhe u shkelën ligjet.
Sejamini shtoi se shembja ishte zbatimi i vullnetit të Ramës që ka mbi 20 vite që ka dashur ta bëjë diçka të tillë.
Neritan Sejamini: Unë nuk mendoj se çështja e teatrit është çështje artistët, por e politikave publike të qeverisë. Duhet të dëgjohej zëri i qytetarëve të Tiranës dhe ligji e parashikon këtë. Reduktimi i çështjes e zbeh këtë çështje. Në fushën e artit është e diskutueshëm ndërsa në fushën e ligjit janë shkelur ligje dhe të drejtat e qytetarëve.
Nëse teatri ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu sikurse ishte duket si një ngushëllim për qytetarët, por nuk është kjo çështja në fund të ditës, në lidhje me formën, është çështja që nuk u morr mendimi i qytetarëve dhe u shkelën ligje pa marrë parasysh standardet më minimale të demokracisë.
Shembja dhe vendimi për shembjen i marrë nga këshilli bashkiak i Tiranës ishte i paligjshëm dhe gjithçka që i paraprirë kanë qenë të paligjshme dhe arbitrare. Praktikisht kanë qenë zbatimi i vullnetit të një individi që është Rama i cili ka dashur prej 20 vite ta prishte, dhe tani që ka të gjitha pushtetet në duar e bëri. Fakti që e bëri në kohën e pandemisë i jep natyrë më dramatike çështjes.