Seancat dëgjimore, ja gjyqtarët dhe prokurorët që do dalin para KPK dhe KPA gjatë muajve qershor dhe korrik

0
Gjigandi

Pas zhbllokimit të seancave dëgjimore, organet e vetingut po vijojnë intensivisht punën e tyre. Në kalendarin e punimeve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit kanë zbardhur aktivitetin e tyre gjatë muajit qershor dhe korrik. Në KPK, ditën e sotme do të dalë para treshes gjykuese të përbërë nga Suela Zhegu, Olsi Komici dhe Genta Bungo prokurori i Gjykatës së Apelit Durrës, Ludovik Dodaj. Ky i fundit do të përballet me 3 kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, të pastërtisë së figurës dhe profesionit.

Në datën 10 qershor, para Komisionit do të dalë gjyqtarja e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Etleva Deda. Treshja që do e gjykojë në 3 shtyllat e rivlerësimit do jetë e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Genta Bungo. Ndërsa në datën 11 qershor, para treshes gjykuese Roland Ilia, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari do të dalë gjyqtarja e Apelit, Edlira Petri. Në datën 12 qershor, trupa gjykuese e përbërë nga Genta Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu do të shpallin vendimin për kryeprokurorin e Apelit, Gjirokastër. Ndërsa në datën 17 qershor, gjyqtarja e Apelit Tiranë, Shpresa Beçaj  do të dalë në seancë dëgjimore para Suela Zhegut, Roland Ilia dhe Lulzim Hamitajt. Beçaj ka tentuar disa herë shtyrjen e seancës dëgjimore, duke paraqitur pranë KPK raporte mjekësore. “Subjekti: Znj. Shpresa Beçaj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0. Trupa Gjykuese: Suela Zhegu, Roland Ilia, Lulzim Hamitaj”, thuhet në njoftim. Por edhe KPA ka publikuar në faqen zyrtare seancat që do të mbajë.

Në datën 18 qershor, do dalë në dhomë këshillimi kreu i Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela. Ky i fundit ankimoi në KPA vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra, ndërsa trupa gjykuese do të jetë e përbërë nga Albana Shtylla, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Natasha Mulaj. Ndërsa në datën 6 korrik, do të gjykohet në dhomë këshillimi kreu i Gjykatës së Përmetit, Pashk Gjaci. Trupa gjykuese që do shqyrtojë ankimimin e Gjacit kundër vendimit të KPK do të kryesohet nga Ina Rama, me relativ nga Albana Shtylla dhe anëtarë Ardian Hajdari, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz. Ndërsa në datën 9 korrik, trupa gjykuese e KPA e kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama do të gjykojnë në dhomë këshillimi ish-kreun e Gjykatës së Apelit Durrës, Petrit Çeno.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu