Sa ndikon protesta e Teatrit Kombëtar në situatën e Covid-19?

0
Gjigandi

Në pjesën e fundit në Open në Top Channel u fol për pandeminë e Covid-19. I ftuar në emision, mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti tha se virusit i ka rënë forca e transmetueshmërisë.

Alimehmeti u ndal edhe tek protesta që po zhvillohet për Teatrin Kombëtar duke thënë se ka mundësi të pakta që të ketë një shpërthim infektimesh nga kjo protestë.

‘Në shumë vende të botës ka pasur protesta gjatë pandemisë. Ajo që vëmë re është se numri i protestuesve në Shqipëri është shumë më i ulët sesa në vendet e tjera.

Virusit i ka rënë forca e transmetueshmërisë. Pastaj protesta filloi të dielën, 1 ditë para se vendi të hapej. Të hënën u hapën baret, restorantet dhe lëvizjet janë shumë më të lira. Unë nuk mendoj se protesta do të krijojë një vatër të re infektimi’- tha doktori i njohur.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu