Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i është drejtuar me një letër Presidentit Ilir Meta ku i kërkon të propozojë kandidaturën për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
“Presim propozimin tuaj për kreun e KLSH. Kemi muaj që presim emrin për kreun e KLSH. Presidenti duhet të respektojë afatet sipas Kushtetutës”,- thuhet në letrën e tij.
Maxhoranca deri më tani ka rrëzuar tre herë kandidatët e presidentit, Ilir Meta për të qenë në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, përkatësisht Petraq Milon, Vitore Tushën dhe Bahri Shaqirin.